Kaloni te përmbajtja kryesore

Republikanja proserbe kundër blerjes së raketave nga Kosova: S’do të shpije në paqe

Kundër blerjes së raketave “Javelin” nga Kosova ka dalur Claudia Tenney, kongresistja republikane, tashmë e njohur për qëndrimet kundër Kosovës dhe mbështetëse për Serbinë.

Në një reagim në Twitter, Tenney ka thënë se do të propozojë rezolutë që kundërshton shitjen e armëve për Kosovën.

“Pajtimi i Departamentit të Shtetit që të çojë raketa ‘Javelin’ në Kosovë është jashtëzakonisht nxitëse, sidomos kur tensionet janë të larta në Ballkanin Perëndimor. Vendimi vetëm i jep flakë dhe e bën edhe më të mundshëm shpërthimin e ndonjë konflikti”, ka shkruar ajo.

Tenney ka shtuar se Kosova “vazhdon të injorojë zotimet ndërkombëtare, përfshirë atë të Marrëveshjes së Brukselit 2013.

“E dimë se dërgimi i armëve shtesë në Kosovë s’do të shpije në paqe”, ka shtuar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button