Reshjet e borës bllokuan rrugën Dibër-Mavrovë

Reshjet e borës që kanë filluar në Maqedoninë e Veriut që nga mbrëmë kanë bërë që shumë prej rrugëve malore sot të bëhen vështirë të kalueshme për automjetet, përcjell TV21.
Në rrugën Dibër-Mavrovë për shkak të reshjeve është rrëzuar një dru, ku si pasojë është ndërprerë komunikacioni.
Nga video incizimi që ka siguruar TV21 shihet se autoritete tashmë janë në terren dhe po punojnë për largimin e pengesave, shkruan TV21./21Media

Back to top button