Reshjet e dendura në Shqipëri shkaktojnë vështirësi

Disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Në disa zona është krijuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi automjetet qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në Durrës gjatë paradites së sotme.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shiu ka përmbytur rrugët dhe ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq ka pasur edhe vonesa në nisjen e disa trageteve dhe është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit.

Problem nga reshjet ka pasur edhe në Lezhe e qytete të tjera të vendit. /vizionplus.tv

Back to top button