Reshjet e mëdha të shiut, deklarohen nga komuna e Prishtinës: Po intervenohet në 7 raste

Një mori rastesh janë shkaktuar në komunën e Prishtinës si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Kështu është deklaruar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Në reagim thuhet se, ekipet emergjente në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Postimi:

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.

Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat:

📞 0800 122 33 ose

📞 0800 122 44

Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm!

Back to top button