Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të nivelit të lumenjve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se reshjet e pandërprera gjatë ditës së 14 shkurtit dhe natës së kaluar kanë shkaktuar rritje të niveleve të disa lumenjve në vend.
Sipas të dhënave më të fundit:
Lumi Lepenc në vendvëzhgimin hidrometeorologjik në Hani i Elezit ka arritur nivelin 2.93 metra.
Lumi Morava e Binçës në Viti ka arritur 1.33 metra.
Lumi Nerodimes në Kaçanik ka shënuar 0.82 metra.
Instituti paralajmëron se kjo situatë mund të shkaktojë vërshime lokale në zonat përreth lumenjve të përmendur. Lumenjtë e tjerë në vend janë aktualisht në rrjedha normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sasia e reshjeve të regjistruara ishte: Brezovicë: 24.8 mm, Hani i Elezit: 36.8 mm.
Instituti bën thirrje që qytetarët dhe autoritetet lokale të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme për situatën hidrologjike.