Reshjet e shiut përmbysin rrugët në Tiranë, Lana rrezikon daljen nga shtrati
Moti i keq në Tiranë
Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës.
Madje lumi i Lanës është tejmbushur duke rrezikuar edhe daljen nga shtrati.
Në mjaft akse rrugore u krijua vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve për shkak të nivelit të ujit.
Madje në qytet ky segment është përmbytur tërësisht duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Për shkak të erërave në Qytet Studenti kanë rënë edhe pemët.
Ndërsa në zonën e Astirit një pemë ka rënë mbi automjet.
Janë dashur vetëm pak orë shi që Tirana t’i rikthehet kaosit, ku edhe pse ditë fundjave rrugët u bllokuan./oranews