Retkoceri: Kosova stimuloi përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

(Lajm i përditësuar)


Retkoceri: Kosova stimuloi përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Gazetari dhe analisti nga Shkupi, Arben Retkoceri në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Kosova stimuloi  përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

“Nëse e marrim e analizojmë pak me qetësi prej fillimit të procesit të ndërhyjres së Qeverisë së Kosovës duke përkrahur një krah politik në Maqedoni ose duke përkrahur kandidaturën e zotit Taravari për president, sigurisht që ne e dinim se ajo kandidaturë është thjesht për të ia vështirësu Pendarovskit zgjedhjet, ndërsa përçarjen e ka gjetë të gatshme sepse realisht grupi opozitar përbëhet prej disa fraksioneve të partive tradicionale shqiptare në Maqedoni, mirëpo ndoshta ka qenë momenti më vendimtar në historinë e Maqedonisë së Veriut ky rast ndoshta subjektet politike shqiptare të dyta të kishin një qendrim të paktën pas zgjedhjeve për shkak të peshës së madhe politike që ka VRMO-DPMNE dhe të jeni të bindur se cilado parti që do të vinte në qeveri, pasha e tyre do të ishte thjeshtë varësisht prej vullnetit politik të VRMO-DPMNE “, tha Retkoceri.


Retkoceri: Me ndërhyrjen e Prishtinës zyrtare, Pendarovskit iu pamundësua një mandat tjetër

Gazetari dhe analisti nga Shkupi, Arben Retkoceri në emisionin “Click” në RTV21 tha se Pendarovski ka qenë një nga presidentët me pozitiv për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Rënia nga pushteti e Penderovskit, sipas Retkocerit u bë edhe nga ndërhyrja e Prishtinës zyrtare.

“Unë do kisha thënë me ndërhyjren e Prishtinës zyrtare , zotit Pendarovski iu pamundësua për të vazhduar edhe për një mandat tjetër”, tha ai./21Media

Back to top button