Rexhaj: Edhe “spektakli” diplomatik duhet shfrytëzuar për interesat e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë të Bordit të Paqes për të kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka përmenduar prokurorin Jack Smith.

Duke komentuar këtë deklaratë në emisionin “Click” në RTV21, analisti Shkodran Rexhaj tha se edhe nëse qasja e tillë cilësohet si “spektakël”, për Kosovën si vend i vogël është e domosdoshme të shfrytëzojë çdo hapësirë për të shtyrë përpara interesat e saj.

“Nëse edhe kjo quhet ”spektakël”, ne si vende të vogla jemi në një pamundësi që përmes një diplomacie tradicionale t’i shtyjmë përpara interesat e Kosovës. Na duhet t’i shfrytëzojmë këto ‘spektakle’”, u shpreh Rexhaj./RTV21/21Media

Back to top button