Rexhaj: Kur ne paralajmëronim hakmarrjen e Serbisë të tjerët na tallnin

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se sulmi në kanalin e Ibër Lepencit ka ndodhur në shenjë hakmarrje të Serbisë pas dështimit të ankesimit të veriut më 24 shtator në Bansjkë të Zvecanit.

Sipas tij, kur qeveria Kurti paralajmëronte një hakmarrje të tillë, të tjerët e kanë tallur dhe ironizuar se gjoja po krijon panik tek qytetarët.

“Parlajmërimet për sulme të tilla edhe Qeveria Kurti edhe drejtori i AKI-së i kanë thënë në vazhdimësi. Kur ne thonim se Serbia mund të hakmerret në lidhje me sulmin e dështuar terrorist me qëllim aneksimin e veriut të tjerët na tallnin madje edhe ironizonin duke thënë se ne po krijojmë panik te qytetarët ndonëse inteligjenca dhe policia ishte në gatishmëri për këtë sulm”, tha për RTV21 Rexhaj.

Sipas Rexhaj sulmet e fundit në veri përfshirë edhe atë në kanalin e Inër Lepencit po ndodhin tani për shkak se i gjithë sistemi në veri është rikthyer në republikë të Kosovës. Ai thekson se sulmet si ai në kanalin e Iibër Lepencit mund të ndodhin edhe në vendet ku ka sovranitet e ligjshmëri.

“Në pamundësi për ta pasur veriun Serbia përdor elemente të tilla ndonëse falë institucioneve të sigurisë tashmë të gjitha këto sulme po zmbraspen mbrapa”, ka thënë Rexhaj. /RTV21/21Media

Back to top button