Rexhaj: Mos heqja e masave hipokrizi e BE-së ndaj Kosovës

Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka quajtur hipokrizi të BE-së mos heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.
Ai për rtv21 tha se Qeveria e ka kryer punën e saj dhe u mbetet në dorën e aleatëve që t’i heqin masat.
“Tashmë nuk ka asnjë arsye që ato masa të ekzistojnë. I vetmi veprim bindës konkret dhe real ka qenë mbajtja e zgjedhjeve. Faktori ndërkombëtar ka pasur një kërkesë për tërheqjen e kryetarëve dhe Qeveria ka bërë një referendum ku serbët nuk morën pjesë. Kosova e ka kryer pjesën e saj dhe mbetët në dorën e aleatëve që të hiqen këto masa”, tha Rexhaj./21Media