Rexhaj: Nuk ka shkelje kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Njohësi i procedurave ligjore, Shkodran Rexhaj, vlerëson se nuk ka pasur shkelje kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit nga kryeparlamentari, Dimal Basha, me rastin e procesit të votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë.

Sipas tij, janë shterrur të gjitha mundësinë ligjore për të zgjedhur edhe nënkryetarin nga komuniteti serb, por siç thotë kandidati i Listës Serbe kishte dështuar në mungesë të votave të nevojshme.

“Unë besoj se mënyra e votimit dhe forma e votimit, përgjegjësia për atë pozicion duhet të jetë individuale. Nuk mundet në kurriz të askujt të merr vota një kandidat tjetër. Edhe në rasitn e ndarjes siç e kemi të zonjes Emilia Rexhepi nga kandidati i Listës Serbe nuk shoh kurfar shkelje të rregullores. Ka qenë praktik e mahershmë sepse deputetët kanë qenë të bindur që të dy kandidatët i plotësojnë kriterët minimale që të shtyhen tutje dhe të marrin pozicionin e nëkryetarit. Unë nuk e shoh asnjë shkelje kushtetuese dhe as të rregullorës së Kuvendit. Nëse i shohim procedurat që kemi ardhur deri më sot, unë mendoj se janë shterruar të gjitha veprimet që duhet të ndërrmerren. Kemi pasur propozimin e Listës Serbe nuk i ka marrë votat. Në një analogji të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tri herëshin e votimit dhe mundësisë së votimit dhe marrjes së shumicës së votimit të deputetëve asaj shumice të nevojshme prej 61 ata nuk e kanë marrë një numër të tillë”, tha ai për RTV21.

Po ashtu, Rexhaj konsideron se presidentja Osmani nuk do të ndërmarr hapa konkret për vlerësimet e saj  derisa të dal me vendim Gjykata Kushtetuse.

“Unë besoj se edhe presidentja do të pres një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Duke e pasur parasysh situatën që jemi nuk do të ndërmarr hapa për të cilët nuk është e bindur se do të bëjë shkelje kushtetuese”, deklaroi ai. /RTV21

Back to top button