Rexhaj për opozitën: Duan që funksionin e tyre t’ia kryejë dikush tjetër

(Lajm i përditësuar)


 Rexhaj për opozitën: Duan që funksionin e tyre t’ia kryejë dikush tjetër

Analisti, Shkodran Rexhaj, në emisionin “Click” të RTV21, ka hedhur kritika ndaj opozitës e cila sipas tij ka pritur që funksionin e opozit bërjes do t’ia përfundoj pozicioni i presidentes.

“Këta e kanë kalkulimin gabim, këta janë duke dashtë që funksionin e opozitës me ia kryer dikush tjetër, këta po kërkojnë edhe kritikën tek zonja Osmani, këta në këtë frymë e kanë pasur, kanë qenë të pakënaqur edhe me vendime, me datën e procesit zgjedhor sepse funksionin e opozit-bërjes kanë tentuar dhe shpresuar që ia kryen pozicioni i presidentes, nuk ia ka kryer më herët, nuk ia kryen as tani, opozitën duhet me bërë vetë”, u shpreh ai./21Media


Rexhaj: Garat e brendshme janë të mira për çdo parti politike

Analisti, Shkodran Rexhaj, në emisionin “Click” të RTV21, duke përmendur gjendjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës tha se garat e brenshme janë të mira për çdo parti politike.

“Më duket që gara e mbrendshme e tyre nuk po përfundon asesi edhe pas proceseve që po përzgjedhin individë që ta përfaqësoj realisht një ide politike, një vizion të LDK-së. E dimë që garat e brenshme janë të mira për çdo parti politike, por janë të dëmshme në qoftë se nuk kanë fund edhe pas proceseve që e zgjedhin dikë në krye të partisë”, tha ai./21Media

Back to top button