Rexhaj: Situata politike ka kaluar në normalitet, qytetarët nuk po marrin iniciativë

Njohësi i procedurave ligjore, Shkodran Rexhaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se problem për Kosovën është fakti që situata politike ka kaluar në normalitet pas tentimit të 36-të për konstituimin e Kuvendit.
Madje ai shtoi se një gjë e tillë ka kaluar në normalitet edhe për qytetarët e Kosovës, gjë të cilën e kritikoi.
“Nëse qytetarët janë vërtet të pakënaqur, atëherë cila është forma për të shprehur pakënaqësinë? Si është e mundur që, përkundër të gjitha këtyre veprimeve që po shkojnë në dëm të qytetarit, deputetët që i bëjnë këto veprime, nesër do të zgjidhen prapë…? Pra, problemi është që kjo ka kaluar në normalitet dhe qytetarët nuk kanë marrë vetëiniciativë. Duhet t’i prijë dikush, e fatkeqësia është se partitë nuk po e shfrytëzojnë një momentum të tillë, sepse kjo do të kishte ndikuar edhe në rritjen e asaj partie”, tha Rexhaj../21Media