Rexhaj: Zbehja e raporteve SHBA-Kosovë shqetësim tepër i madh

Sekretari i Këshillit për Marrdhënie Shqiptaro-Amerikane, Burim Rexhaj, ka kërkuar angazhim më të madh nga Qeveria në detyrë për për rifillimin e dialogut strategjik SHBA-Kosovë. Në një intervistë për RTV21, Rexhaj, tha se  dialogu strategjik me SHBA-të nuk pritet të rikthehet shumë shpejtë për shkak se SHBA-të janë duke e përdorur pezullimin e dialogut si indikator të paknaqësisë që kanë SHBA-të ndaj veprimeve të Qeverisë në detyre.

‘’Nuk ma merr mendja se do të rikthehet ky dialog shumë shpejtë. Ky mekanizëm është duke u përdorur si indikator i paknaqësisë nga administrata Amerikane. Dhashtë zoti që votusit nga Kosova dhe diaspora i japin përkrahje partive apo elementeve politike që do ta krijojnë një Qeveri shumë shpejtë e cila do të krijojnte themelet e kthimit të këtij mekanizmi, por edhe për marrëdhënie më të mira SHBA-Kosovë. Tani për tani të vetmin relacion që ka administrata Amerikane e ka me presidenten.”, tha Rexhaj./RTV21/21Media

Back to top button