Rezultatet aktuale në KQZ: VV e fiton mandatin e 57-të, PDK e humb një deputet

Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar edhe një mandat, bazuar nga rezultatet e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas kalkulatorit për mandatet në Kuvend, VV do të ketë 57 deputetë.
PDK ndërkohë ka humbur një mandat, duke rënë në 22 deputetë. LDK nuk ka ndryshim, do të ketë 15, ashtu sikurse AAK 6.
