Rezultatet e votave me kusht në disa prej komunave të Kosovës

Sot ka nisur edhe numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, vota këto të cilat i takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të 21 komunave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë ditës së sotme njoftoi se do të numërohen mbi 9 mijë e 300 vota me kusht, ndërkaq 990 janë refuzuar.
Sipas rezultateve të KQZ-së del se nga votat me kusht në Komunën e Istogut, Bekë Berisha i AAK-së, mori 145, ndërkaq Ilir Ferati i LDK-së mori 148 vota.
Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së mori 89, ndërkaq Esat Raci i PDK-së mori 74 vota.
Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së mori 22, ndërkaq Ruzhdi Shehu i LDK-së mori 23 vota.
Në Kllokot, Vladan Bogdanovic i SL-së mori 8 vota, ndërkaq Strahinja Spasic nga GI SNS mori 7 vota.
Në Gjilan, Alban Hyseni i VV-së mori 278 vota ndërkaq, Lutfi Haziri i LDK-së mori 285 vota.
Në Shtime, Qemajl Aliu i VV-së mori 67 vota, ndërkaq Naim Ismajli i PDK-së mori 104 vota.
Në Fushë Kosovë, Enver Bajqinca i VV-së mori 92 vota, ndërkaq Burim Berisha I LDK-së mori 151 vota.
Në Dragash, Bexhet Xheladini i LDK-së mori 121 vota, ndërkaq Shaban Shabani i PDK-së mori 91 vota.
Në Gjakovë, Ardian Gjini i – AAK-së mori 479 vota, ndërkaq Mimoza Kusari – Lila mori 403 vota.
Në Drenas, Ramiz Lladrovci i PDK-së mori 307 vota, ndërkaq Driton Ajazi i DD-së mori 233 vota.
Në Kamenicë, Qëndron Kastrati i PSD-së mori 113 vota, ndërkaq Kadri Rahimaj i VV-së mori 136 vota.
Në Vushtrri, Xhafer Tahiri i LDK-së mori 176 vota, ndërkaq Ferit Idrizi i PDK-së mori 232 vota./21Media

Back to top button