Rezultatet nga pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës

Ka përfunduar pjesa e parë e tri ndeshjeve të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka krijuar epërsi të thellë pre 3-0 ndaj Trepçës ’89 duke hipotekuar kështu një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titullin kampion.
Gjilani dhe Drenica ndërkohë kanë shkuar në pushimin 15 minutësh me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po ballafaqohen Llapi me Dukagjinin, janë realizuar dy gola dhe rezultati është i barabartë 1-1.
Dukagjini kaloi në epërsi me golin e Shalës në minutën e 28-të, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 33\ me golin e Festim Alidemajt.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?