Rezultati i pjesës së parë mes Barcelonës e Celta Vigos
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes gjigantit katalunas Barcelona dhe skuadrës së Celta Vigos, ku nikoqirët hynë drejt zhveshtores me epërsi prej dy golave. Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes gjigantit katalunas Barcelona dhe skuadrës së Celta Vigos, ku nikoqirët hynë drejt zhveshtores me epërsi prej dy golave.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona është në epërsi prej 2:0 kundër Celta Vigos.
Fillimisht, ishte sulmuesi Memphis Depay ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku dërgon Barçën në epërsi prej 1:0 në minutën e 30’.
Ndërkaq, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang e thellon epërsinë e Barcelonës në 2:0 përmes golit të tij në minutën e 41’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë është 2:0 në favor të Barcelonës.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





