Rhode: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Serbia ka ndëhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Ai këto deklarata i ka bërë në rrjetin social “Bluesky” ku ka reaguar për sulmet autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, duke thënë se këto sulme dhe fushata shpifëse po shtrihen edhe përtej kufirit.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë në rrjetin social “Bluesky”./21Media