Ri-emërime të Zëvendësministrave
Lirohen dy zëvendësministra nga detyra, emërohen dy zëvendësministra
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë sqarim sa i përket shkrimeve në disa medie të vendit, për emërime të reja të zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për ri-emërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.
Besnik Berisha është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa nga posti i zëvendësministrit i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është liruar Çerkin Dukolli. Çerkin Dukolli tani është emëruar si zëvendësministri të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa nga posti i zëvendësministrit është liruar Besnik Hoti., shkruan rtv21.tv
Besnik Berisha nga Ferizaj është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica.
Ndërsa Besnik Hoti i cili tani është liruar nga detyra ka qenë Zv/Ministër i Punëve të Jashtme që nga Tetori 2017.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka 5 zëvendësministra bazuar në web faqen e tyre zyrtare, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka 3 zëvendësministra bazuar në webfaqen e tyre.
Të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra./21Media
