Ribashkimi me Robertin, Nora thyen heshtjen dhe i thotë të gjitha

 
Këngëtarja Nora Istrefi ka bërë një deklaratë lidhur me aludimet se ajo dhe Robert Berisha janë ribashkuar.
Nora dhe Roberti në muajin gusht u fotografuan në aeroportin e Prishtinës me vajzën e tyre Renee dhe menjëherë lindën dyshimet se ata ishin ribashkuar.
Mirëpo lidhur me këtë, këngëtarja ka bërë një reagim.
Nora ka treguar se nuk ka ribashkim dhe se vazhdon të takohet me Robertin për lumturinë e vajzës së tyre Renee.
“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 1oo-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbrojë kauzën që pas çdo ndarje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë përveç një miqësie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të ishte vedijesues”, ka shkruar Nora në rrjetin social Instagram.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në gusht të vitit 2019./21Media

Back to top button