Rifat Jashari: Nëse është nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë

 

Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati, ka treguar se si e kishin përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve të tyre që u vranë në betejën e 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz.

“Mos të them, ma qëndrim kanë mbajtur ata gati se unë. Se nuk ka qenë lehtë. Bekimi ka humbur motra, vëllezër, nënën, babën, 11 anëtarë. Luli po ashtu, babën me dy vëllezër. Unë shoqen me katër fëmijë, babën, nënën – nuk ka qenë e lehtë kjo”, u shprehe ai për familjarët e tij.

Në një dokumentar për Televizionin Publik të Kosovës, Rifat Jashari tha se familja e tij ishin të përgatitur për t’u ballafaquar me forcat serbe.

”Por, ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë të përgatitur se një ditë diçka ka me ndodhë. Nuk kemi ditur që do të ndodhë kjo që po shihet këtu dhe në mbarë Kosovën, por e kemi ditë që një ditë do të ndodhë diçka”, th ai.

Megjithatë, pavarësisht humbjeve të familjarëve, ai me mburrje tha se familja Jashari po qe nevoja, është prapë e gatshme t’i përgjigjet Serbisë në të njëjtën mënyrë.

”Dhe ne na ka gjetur të gatshëm. Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kam me iu përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt”, u shpreh Jashari për RTK-në.

Back to top button