Rifreskohen numrat e refugjatëve, gati 400,000 ukrainas janë larguar nga vendi

Gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga pushtimi i Rusisë.

Kështu ka njoftuar, të dielën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

“Numrat e refugjatëve të Ukrainës sapo janë rifreskuar , këto bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet,” shkroi UNHCR të dielën.

Turma të mëdha kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe qytezat në vend, me rrugë të bllokuara ndërsa njerëzit lëviznin drejt perëndimit drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button