Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur në eventin e Fenty Beauty

Artistja shumë e dashur për publikun është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky .
Rihanna dukej sensacionale teksa shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur në rritje teksa merrte pjesë në prezantimin e Fenty Beauty në ULTA Beauty në Los Angeles.
Këngëtarja 34-vjeçare është shfaqur me humor në eventin ku ka veshur një bralet argjendi me mëngë të gjata së bashku me një zinxhir rreth belit.
Krijuesja e hiteve kishte veshur edhe një fund të shkëlqyeshëm argjendi, teksa pozonte para kamerave.
Rihanna zbuloi shtatzëninë kur doli në Nju Jork muajin e kaluar me A$AP Rocky.
Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart e saj në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua heroinë kombëtare nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë.
Rocky, babai i të cilit ishte një emigrant në Amerikë nga Barbados, e quajti Rihanna ‘Dashuria e jetës sime’ në intervistë.
Rocky foli edhe për ndjenjën e ‘kthimit në shtëpi’ që përjetoi gjatë udhëtimit të tij në Barbados me të dashurën e tij.
‘Ishte çmenduri. Gjithmonë e kam imagjinuar se si do të ishte për babin tim, para se të vinte në Amerikë. Dhe unë duhej t’i vizitoja ato vende, dhe besoni apo jo, kishte diçka nostalgjike në të. Ishte e huaj por e njohur”, ka treguar reperi./21Media

Back to top button