Rihanna, Ye e Jay Z pjesë e listës së miliarderëve

Rihanna, Jay Z e Ye janë në listën e miliarderëve të përpiluar nga Forbes.
Artistja e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, gëzon të ardhura pasi ajo pos profesionit me anë të të cilit është njohur, RiRi ka kompaninë e produkteve të grimit.
Ajo njihet si afariste e suksesshme e tashmë zyrtarisht njihet si anëtare e grupit të miliarderëve të botës sipas Forbes.
Rihanna thuhet se është miliarderja e parë e Barbadosit me një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, falë aksioneve në linjën e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe biznesin e rrobave të brendshme, “Savage X Fenty”.
Ndërkaq, Kanye Ëest apo Ye I cili vazhdon të jetë top lajm në mediat rozë kap pasurinë prej 2 miliardë dollarësh.
Lista e miliarderëve kryesohet nga Elon Musk, pasuria e të cilit kap shifrën prej 219 miliardë dollarësh.
Pas tij renditet Jeff Bezos – 171 miliardë dollarë./21Media

Back to top button