Rihapet rruga që shpie në Merdar

(Lajm i përditësuar)


Rihapet rruga që shpie në Merdar

Është rihapur rruga që shpie drejt pikës kufitare Merdar për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë, njofton nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

“Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, thuhet në njoftim.


Serbët bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Merdarë

Qendra për Menaxhim Kuftiar njofton e PKK Merdare nga ana e Serbisë do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë .

“Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë.”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Qytetarët inkurajohen që të shfrytëzojnë PKK tjera.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button