Rikonfirmimi si Kryetar i LDK’së, Abdixhiku bën thirrje për bashkim: Ky është fillimi ynë i ri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim, pas Kuvendit të së shtunës ku u rikonfirmua si kryetar.

Ai e ka cilësuar këtë si fillim të ri, teksa ka thënë se është koha që të flasin më pak e të rreshtohen pas zërit qytetar.

“Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret e thërret”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button