Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3

KOSTT njofton se kanë rikthyer sonte furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prishtina 3. Kjo pjesë ka mbetur pa energji elektrike që nga dje , kur nënstacioni u përfshi nga flakët.

“Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.”, thuhet në njoftimin e KOSST

Për stabilizimin e situatës janë angazhuar mbi 50 punonjës.

“Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button