Rikthehet furnizimi në zonat që mbetën pa ujë nga shembja e rrugës në Prishtinë

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se është sanuar defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, që ndodhi si pasojë e shembjes në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet
Si rezultat, uji tashmë është rikthyer në rrugët ku u ndërpre furnizimi.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit:
Rruga “Mehmet Shpendi”
Rruga” Bislim Islami”
Rruga” Don Stjefan Kurti”
Rruga” Kiri”
Rruga” Agim Prodani”
Rruga “Ymer Bytyqi”
Rruga” Visar Thaqi”.
Tashmë uji ka ardhur.”