Rikthehet në operim Njësia A5 e TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton se Njësia A5 e TC Kosova A është rikthyer në operim.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në operim, pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme.”, thuhet në njoftim.