Rikthehet Panairi i Librit pas dy vjetësh
Me moton “Libri mbron mendjen”, po rikthehet edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë.
Panairi i 22-të i Librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.
Sipas njoftimit, do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00./21Media