Rikthehet Sela, shfaqet për herë të parë pas dhunës në Kuvend

Sela: 27 prilli atentat politik ndaj nevojave të shqiptarëve

Lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela sot në konferencën e parë të mbajtur pas sulmit në Kuvend theksoi se 27 prilli nuk ishte atentat individual ndaj tij, por ishte atentat politik ndaj nevojave të shqiptarëve dhe artikulimit të nevojave që LR-PDSH i ka paraqitur gjatë gjithë kohës, shkruan tv21.tv

Në pyetjen se a do të jetë pjesë e qeverisë së re, Sela tha se ai do të jetë pjesë e ndryshimeve dhe se nuk ka rëndësi se a do të marr poste ministrore ose jo. Ai u shpreh se si pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës.

Edhe pse Sela tha se do ta votojë qeverisjen e re, ai tha se brenda 100 ditëve do ta shqyrtojë atë votë.

“Para se të kërkoj përgjegjësi politike për 27 prillin, së pari do të kërkoj përgjegjësi politike për rastet tjera të montuara politike siç janë Sopoti, Monstra e vrasja e Harun Aliut” tha ai.

Sela gjithashtu theksoi se më 27 prill edhe pse u vranë, ata sërish u ringjallen dhe do të vazhdojnë ti artikulojnë nevojat e shqiptarëve, si dhe nevojat e të gjithë qytetarëve të RM-së. Ndryshe Sela sot pritet që të takoj Zoran Zaevin në hapësirat e selisë së LR-PDSH-së në Tetovë./21Media

Back to top button