Rikthehet sezoni i ri i “n’Maje t’Gjuhës” me Xherin, të ftuar Sara Hoxha dhe Luixhino

Me një atmosferë fantastike e me të qeshura që do të sjellin mysafirë të ndryshëm, këtë të diele fillon sezoni i ri i emisionit “n’Maje t’Gjuhës” me Xherin.
Për gjatë këtij sezoni mysafirë, receta, udhëtime, vende të reja dhe jo vetëm do të ju shoqërojnë çdo të diel përmes ekranit të RTV21 në Kosovë dhe TV21 në Maqedoni, me autore dhe udhëheqëse të emisionit, Xheraldina Vulën.
E mysafirja e parë e këtij sezoni do të jetë Sara Hoxha bashkë me Luixhinon.
Xheri përmes një postimi në rrjetet sociale iu siguron se ky emision do të shoqërohet me shumë të qeshura.
“Fillojme..1,2,3,4 hop pa “padjeshka” por me shume te qeshura @nmajetgjuhes me @sarahoxha @luixhinooo vetem ne @rtv21 kete te diel ne oren 11:00 dhe ne 19:30”, shkroi ajo në Instagram
Andaj të dielën mos humbisni show-un e dhuruar nga Xheri, Sara e Luixhino bashkë me recetën kryesore nga Ola Syla, pjatën e bebit nga Dea Vehari/ Mamadeus, Pjatën e Amel Rudina Qosjes.
Nuk ka si të mungojë muzika live nga orkestra në përbërje të Fatjon Miftari dhe Arbër Buçncës me soliste Erza Çerkini./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Back to top button