Rikthehet “Young Sheldon” 

Seria “Young Sheldon” po rikthehet me sezonin e pestë, sot, më 7 tetor me “One Bad Night And Chaos of Selfish Desires”.
Komedia shumë e pëlqyer ndjekë ditët e fëmijërisë së Sheldon Cooper, karakterin e shkëlqyer e briliant por, të vështirë njëkohësisht. Së bashku në udhëtim janë prindërit e tij, (Zoe Perry dhe Lance Barber), vëllezërit e motrat (Montana Jordan dhe Raegan Revord) dhe gjyshja (Annie Potts).
“Young Sheldon” do të transmetohet në CBS sonte, duke filluar nga ora 20:00.
Premiera e sezonit të pestë të shfaqjes do të fillojë pikërisht aty ku u ndal sezoni i katërt.
Të gjithë anëtarët kryesorë të kastit të shfaqjes – Armitage, Perry, Barber, Jordan, Revord dhe Potts – do të kthehen. Për më tepër, Dr. John Sturgis (Wallace Shawn), Pastor Jeff (Matt Hobby), Brenda Sparks (Melissa Peterman) dhe Jana (Ava Allan) janë parashikuar të shfaqen në premierë./21Media

Back to top button