Rimëkëmbja ekonomike: Më mirë vonë se kurrë!

Bizneset vlerësojnë se ky ligj u vonua, por ndihma financiare është e mirëseardhur

Në situatën e krijuar nga koronavirusi, ekonomia, s’ka mëdyshje, është një dimension fort i rëndësishëm. Ligji për rimëkëmbje ekonomike u zvarrit me muaj të tërë, por një ditë më parë më në fund u miratua.  Bizneset nuk e lanë pa e thënë se ky ligj u vonua përtej çdo afati të arsyeshëm, por megjithëkëtë vlerësojnë se ndihma financiare është e mirëseardhur për zbutjen sadopak të pasojave.(Teksti- Albulena NUHA, kamera- Lulzim FANA)/21Media

Back to top button