Rita Ora e konfirmon se do të jetë pjesë e ”Beauty and the Beast”
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora e ka konfirmuar se nuk mun ta mbajë më sekret që do të jetë pjesë e ekipit të filmit të Disney, ”Beauty and the Beast”.
Rita përmes një postimi në ”Instagram”, ka theksuar se si fëmijë e ka shikuar pa pushim ”Beauty and the Beast”, dhe asnjëherë nuk e ka imagjinuar se do t’i bashkohej kësaj bote përrallore.
”Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë që Rita e ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si ”Fifty Shades of Grey” dhe ”Twist”./21Media