Rita Ora flet për vështirësitë e familjes si refugjatë

Rita Ora po i shpalos ndjekësve të saj një kapitull shumë personal me anë të një serie mini dokumentarësh që po i ndan në platformat e saj të rrjeteve sociale.
Ndërsa episodin e parë ajo u fokusua te përjetimet e saj në Londër dhe pazaret që bënte me të atin në Golborne Road, dhe episodin e dytë te fillimet e saj në studio, episodin e tretë ka vendosur ta dedikojë rrënjëve të saj dhe historisë së familjes.
Në këtë episod, këngëtarja flet për sfidat e familjes së saj si emigrantë nga Kosova.
“Prindërit e mi u larguan nga përndjekja e shqiptarëve në Kosovë në fillim të luftës jugosllave. Ata kishin një jetë të bukur në Prishtinë. Nëna ime ishte mjeke-psikiatre dhe ende është, ndërsa babai im punonte në financa dhe kontabilitet. Ata kishin karriera të suksesshme, por e humbën gjithçka duke ardhur në Londër”, rrëfen Rita.
Ajo tregon gjithashtu për pasojat emocionale që solli kjo periudhë në fëmijërinë e saj: “Fluturimi im i fundit, ndoshta në mënyrë nënndërgjegjeje, filloi kur nëna ime u diagnostikua me kancer. Nuk e kuptoja që isha gjithmonë në një gjendje ‘fight-or-flight (lufto ose fluturo)’ gjatë gjithë fëmijërisë dhe nuk e mësova këtë derisa përjetova ankth të rëndë pas famës sime”.
Rita përshkruan edhe kushtet e thjeshta ku jetonte në Londër: “Ne kishim një vend me një dhomë në Earl’s Court. Ishte thjesht një shtrat dhe një dhomë. Unë nuk e dija asgjë për identitetin e një fëmije emigrant. Gjithçka që shihja isha një fëmijë”.
Mini dokumentari i Ritës Ora po tërheq vëmendjen e fansave jo vetëm për historinë e saj të njohur në muzikë, por edhe për sinqeritetin dhe guximin për të ndarë përjetimet personale dhe familjare me publikun.
View this post on Instagram
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?