Rita Ora me performancë mbreslënëse para 50 mijë njerëzve në Lituani

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur publikun baltik me një performancë magjike në festivalin e madh “As Young As Vilnius” në Lituani.

Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme, ajo ishte artistja kryesore e mbrëmjes, duke sjellë energji dhe pasion të veçantë përpara mijëra spektatorëve në kryeqytetin lituanez.

Performanca e Rita Orës ishte një kulminacion i vërtetë i festivalit, ku ajo u ngjit në skenë dhe ndezi atmosferën me energjinë dhe hitet e saj të njohura, duke krijuar një moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Publiku, pavarësisht nga shiu i rrëmbyeshëm që ra gjatë natës, ishte i mahnitur dhe entuziast për performancën e saj, duke e bërë këtë ngjarje të veçantë dhe të paharrueshme.

Rita Ora ka ndarë disa foto me publikun, ku ka shprehur mirënjohjen e saj për fansat e saj baltikë. Ajo ka falënderuar ata për atmosferën dhe mikpritjen e ngrohtë që i ofruan gjatë qëndrimit të saj në Lituani.

“Lituani ma more mendjen! 50 mijë njerëz, në shiun e rrëmbyeshëm, vlerësoj secilin prej jush dhe ju sollët energjinë. Shumë e lumtur që arrita të kryesoj festivalin As Young As Vilnius, një nder absolut”, ka shkruar Ora në “Instagram”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Back to top button