Rita Ora për Bajram vjen me këngë të re

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga “Heat”, e cila do të publikohet këtë të premte, më 6 qershor – në të njëjtën ditë me festën e Bajramit – pritet të sjellë ritme të ngrohta dhe atmosferë të pastër verore.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe provokuese, ku ajo shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra dhe një këmishë të bardhë të hapur, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të nxehtë verore.

“Videoklipi i këngës HEAT publikohet të premten. Bashkohuni në premierën në YouTube në orën 17:00 sipas kohës së Britanisë së Madhe, do të bëhet shumë nxehtë”, ka shkruar Ora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Back to top button