Rita Ora po planifikon të zhvendoset në Australi
Artistja shqiptare, Rita Ora duket se ka në plan të zhvendoset në Australi, pas angazhimeve të saj në “The Voice of Australia”.
Ora arriti në Sydney në dhjetor, për shkak të sezonit të ri të The Voice. Kështu, artistja ka bërë të ditur se po e ‘dashuron’ Australinë, sa që mund të jetojë përgjithmonë aty.
31 vjeçarja tha për The Daily Telegraph Confidential se po shikon të blejë pronë në qytetin Harbour.
“Moti, deti, komuniteti është shumë i dashur. Mund të ecë në kafe lokale, të ulem dhe të ha mëngjes, kam tashmë vendet në të cilat shkoj. Nuk po flas shumë herët, por po shikoj nëse do të qëndrojë më shumë këtu dhe po shoh të blejë një pronë”, tha Rita.
Rita shkoi në Australi së bashku me të dashurin, Taika Waititi.
Edhe Taika po punon në shumë filma të ri, përfshirë :Love and Thunder./21Media