Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në ndalesën e radhës të turneut në Miami

Rita Ora dukej sensacionale e veshur me një kostum të bardhë, teksa publikoi fotot nga prapaskenat në Instagram të mërkurën, gjatë turneut të përbashkët me Kylie Minogue në turneun në Miami.

Këngëtarja 34-vjeçare ekspozoi linjat e saj trupore mahnitëse me një kostum të ngushtë me dantellë dhe atlas, të cilin e kombinoi me çizme të bardha deri mbi gjunjë, shkruan DailyMail.

Rita i kishte lënë flokët e saj të gjatë bionde të lëshuara dhe kishte vendosur mbi kokë një shami të qëndisur të kombinuar me veshjen, ndërsa qëndronte ulur në prapaskenë duke pozuar për fotografi.

Rita e kompletoi pamjen skenike me një byzylyk të trashë prej ari dhe grim glamuroz që përfshinte hijë të syve rozë të ndezur.

Rita do të jetë mysafire speciale në shumicën e pjesës amerikane të këtij turneu të Kylie Minogue.

Ajo u shoqërua në skenë nga valltarët e saj dhe, si një surprizë e bukur për publikun, këndoi edhe këngën e saj të re ende të papublikuar me titull “Heat”.

Me një performancë mbresëlënëse dhe plot energji, Rita përfshiu në setin e saj edhe disa nga hitet më të mëdha si “Your Song”.

Duke ngacmuar këngën e re gjatë koncertit, Rita tha: “Thjesht do t’ju luaj këngën time të re sepse quhet ‘Heat’ dhe ka shumë kuptim që po e këndoj këtu në Miami. Do të publikohet së shpejti”.

Back to top button