Rita Ora shpërndan postimin e RTV21, ka disa fjalë për intervistën e nënës së saj

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare Rita Orës, Vera Ora dje ka vizituar RTV21.
Vera e cila ishte e ftuar në emisionin ‘’BonBon’’ fillimisht vizitoi studiot e televizionit ku u mirëprit nga Drejtoresha Gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi.
Krenare pa fund pa dyshim për nënën e saj është Rita, e cila në instagramin e saj ka shpërndarë postimin e RTV21, të cilin e ka shoqëruar fjalët më të mira për nënën.
”Nëna ime është personi më i zgjuar dhe më i kujdesshëm që kam takuar ndonjëherë”, ka shkruar ndër tjera Rita../21Media
