Rita Ora sjellë më shumë momente nga Parisi
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundi ka realizuar një koncert shumë të veçantë në Kullën Eiffel në Paris.
Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë më shumë momente nga performanca e saj në Paris.
“Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!!Dhe erë. Shpresoj që të gjithëve ju ka pëlqyer ta shikoni shfaqjen”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
View this post on Instagram
“Seaside” është projekti i fundit muzikor nga Rita Ora në bashkëpunim me Diane Warren, Sofía Reyes dhe Reik./21Media