Ritheksohet mbështetja gjermane për Kosovën

Pacolli u takua me homologun e tij, Maas

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Në këtë takim, Pacolli ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme të këtij shteti për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Siç bëhet e ditur në komunikatë për media, temë e diskutimit mes Pacollit dhe Mass ishte edhe përkrahja e Gjermanisë për përfundimin e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Ministri Maas ka thënë po kështu, që do të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare,  ndërsa një mbështetje të veçantë Pacolli ka hasur edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së Patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës./21Media

Back to top button