Rivarroset Magbulle Morina, e zhdukur 22 vjet më parë

Sot, në Bubavec të Komunës së Malishevës është rivarrosur Magbulle Morina (1943), e zhdukur 22 vjet më parë, gjatë luftës së fundit, përkatësisht nga 5 maji 1999.
Trupi i saj është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Përveç familjareve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Bajram Çerkini nga Shoqata e të Pagjeturve të Kosovës, si dhe nga zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi dhe qytetarë të tjerë.
Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë luftës së fundit janë edhe 40 persona.

Back to top button