RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Riviera Shqiptare ndërthurje unike e ujërave të kristalta, plazheve ranore dhe qetësisë
🗺️ Rajoni

Riviera Shqiptare ndërthurje unike e ujërave të kristalta, plazheve ranore dhe qetësisë

Hiqni dorë nga destinacionet turistike të mbipopulluara, si vendpushimet bregdetare greke dhe italiane, ndër vendet më të prirura për turizëm masiv, shkruan Lilia Zaidi në të përditshmen franceze “Voy

nga B G6 mars 20246 mars 2024

Hiqni dorë nga destinacionet turistike të mbipopulluara, si vendpushimet bregdetare greke dhe italiane, ndër vendet më të prirura për turizëm masiv, shkruan Lilia Zaidi në të përditshmen franceze “Voyages et Tourisme”.

“Unë do të rekomandoja një destinacion më pak të frekuentuar, por shumë më tepër të përballueshëm, që ndërthur më të mirat e Italisë dhe Greqisë”, sipas një eksperti të udhëtimeve, Gilbert Ott.

Gjithçka që duhet të dini rreth ‘Perlës së Panjohur’, Rivierës Shqiptare:

Riviera shqiptare shtrihet pak kilometra nga Korfuzi, në kufi me Greqinë, dhe gjeografikisht është afër Pulias, Itali, si dhe destinacioneve të tjera përgjatë Italisë. Shqipëria ndodhet në mes të brigjeve më ikonike të Evropës.

Si të shkoni atje?

Nëse dikur ishte e ndërlikuar të planifikoje një udhëtim në Shqipëri, sot nuk është më kështu. Linjat ajrore të mëdha si Air France, Lufthansa dhe British Airways ofrojnë fluturime direkte për në kryeqytet, Tiranë. Nga atje, është 4 orë me makinë për të arritur në bregdet, transmeton ATSh.

Çfarë ofron Riviera Shqiptare?

Ky destinacion i jashtëzakonshëm është për udhëtarët që kërkojnë plazhe të bukura, kuzhinë të shijshme dhe trashëgimi të pasur kulturore. Shpesh në krahasim me Greqinë, Riviera Shqiptare ofron një ndërthurrje unike të ujërave të pastër kristal, plazheve me rërë dhe atmosferës relaksuese. Zona ofron një përvojë të jashtëzakonshme ku akomodimet kushtojnë rreth 65 euro nata, shumë më pak krahasuar me resortet në Greqi ose Itali, ku tarifat mund të arrijnë në 650 euro nata.

Ku dhe kur të vizitoni bregdetin shqiptar?

Ashtu si fqinjët e saj italianë dhe grekë, koha më e mirë për të vizituar rajonin është nga maji deri në tetor. Rekomandohet të planifikoni udhëtimin tuaj gjatë muajve të ngrohtë për të shijuar plotësisht plazhet e saj madhështore. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat janë të ngrohta, dhe reshjet janë të pakta. Saranda është destinacioni kryesor i rajonit, por disa fshatra bregdetare si Ksamili, Dhërmiu dhe Vunoi janë kryesisht më të preferuarat në mesin e pushuesve.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

59 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë