Rizvanolli: Bizneset i kemi ftuar në takim, kanë presion nga Oda Ekonomike

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se i kanë ftuar në takim bizneset lidhur me daljen në treg të lirë, por se sipas saj, Oda Ekonomike po u bënë presion që të mos mbajnë takime, por të protestojnë.
Rizvanolli gjatë një konference për media ka thënë se po angazhohen për të adresuar shqetësimet e bizneseve lidhur me daljen në treg të lirë, megjithatë ka theksuar se vendimi hyn në fuqi nga java tjetër.
Rizvanolli i ka quajtur të pavërteta deklaratat se KESCO blen energji më lirë dhe e shet atë në treg të lirë më pas.
“Nuk është e saktë që KESCO do ta blejë energjinë me 30 euro e do ta shesë në treg të lirë. Të gjithë furnizuesit tregtarë kanë qasje në energjinë shtesë të KEK. Nuk është e saktë që KESCO ka të drejtë ta blej me 30 euro energjinë e ta shes në treg të lirë”.