Rizvanolli: Jam keqinterpretuar, qytetarët të kursejnë energjinë elektrike aq sa munden

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomik duke sqaruar deklaratën e saj, ka kërkuar qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje nëse kanë mundësinë.
“Dua të bëj një sqarim, sepse jam keqinterpretuar. Por apeloj te qytetarët se nëse kanë mundësi të tjera për ngrohje, ta kursejnë energjinë elektrike aq sa munden”, ka thënë ajo.
Ministrja Rizvanolli për gati dy orë ka raportuar në këtë Komision për krizën energjetike, të cilën e quajti të jashtëzakonshme.

Back to top button