Rizvanolli: Kosova ofron një fuqi punëtore të re dhe shumë të kualifikuar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ishte pjesë e Forumit Ekonomik Kosovë-Portugali, ku prezantoi sektorët kryesorë të kësaj ministrie, me theks energjinë dhe Teknologjinë Informative dhe Komunikuese.
Rizvanolli u shpreh e kënaqur me faktin që më shumë se 40 biznese nga Portugalia erdhën për herë të parë në rajon përmes Forumit Ekonomik Kosovë-Portugali.
E përmes kësaj synohet të ofrohet siguri dhe mundësi të mëdha për investitorët ndërkombëtarë.
“Kosova ofron një fuqi punëtore të re dhe shumë të kualifikuar, ndërsa Portugalia sjell ekspertizën e saj në inovacionin digjital. Kjo sinergji ndërmjet talentit të teknologjisë në zhvillim të Kosovës dhe infrastrukturës digjitale të avancuar të Portugalisë, do të ofrojë një partneritet digjital transformues, duke i shtyrë vendet tona drejt bashkëpunimit dhe rritjes ekonomike”, ka theksuar Rizvanolli.