Rizvanolli me tortë ia uron ditëlindjen Termocentrali Kosova A
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ia ka uruar ditëlindjen me tortë, Termocentralit Kosova A, në 60 vjetorin e hapjes së këtij termocentrali.
“Sot është 60 vjetori i gjigantit të parë energjetik, Termocentralit më të madh në Ballkan në vitin 1962”, shkroi Rizvanolli në një postim në Facebook.
“Së bashku me punëtorët e ndërrimit dhe drejtorin e Kosovës A, Remzi Beshiri sonte festuam 60 vjetorin e bllokut A1 të Kosovës A”, shtoi Ministrja./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?